Sport

Chelsea nuk tërhiqet për Onana-n, gati oferta e radhës


Chelsea nuk e ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e portierit të Inter-it, Ande Onana-n.

Sipas asaj që shkruan shtypi britanik, blutë e Londrës janë gati t’i ofrojnë Inter-it 40 milionë euro dhe huazimin një-vjeçar të qendërmbrojtësit të tyre, Khalidou Koulibaly, në këmbim të Onana-s.

Koulibaly nuk kaloi momente të mira te Chelsea që prej se u transferua nga Napoli në verën e kaluar, i cili luajti pak minuta në formacionin e parë të skaudrës londineze.

(Photo by Darren Walsh/Chelsea FC via Getty Images)

Ky i fundit duket i zhgënjyer pas një sezoni në Londër dhe kërkon të rikthehet në Serinë A, ndaj edhe londinezët janë gati t’i plotësojnë dëshirën duke e huazuar një sezon te Interi.

Në anën tjetër, te Chelsea janë të gatshëm për të investuar në një portier dhe prioriteti i tyre prej kohësh është Andre Onana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore