Sport

Chelsea kërkon ta largojë Zakaria-n në janar


Futbollisti zviceran, Denis Zakaria, mund të rikthehet në Juventus në janar pasi raportohet që Chelsea po shqyrton idenë e përfundimit të marrëveshjes së tij të huazimit në janar.

Mesfushori 25-vjeçar iu bashkua bluve të Londrës në formë huazimi në këtë afat kalimtar veror nga skuadra e Juventus-it.

Megjithatë, që nga transferimi i tij në Londër, ai asnjë minutë nuk u aktivizua me skuadrën e Chelsea-t.

Siç raportohet nga “90min.com”, Zakaria nuk bënë pjesë aspak në planet e trajnerit të Chelsea-t, Graham Potter.

Kujtojmë që Juventus-i e transferoi reprezentuesin zviceran në janarin e vitit të kaluar nga skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach, për shumën e 9 milionë eurove.

Mesfushori defensiv deri më tani numëron 43 paraqitje me kombëtaren e Zvicrës, prej të cilave ka shënuar tre gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore