Stil

Çfarë rrobash të vishni nëse planifikoni ta vizitoni Izraelin?


Të bërit gati për udhëtim në një destinacion më të largët zakonisht nuk është e lehtë, veçanërisht kur në atë vend nuk keni qenë ndonjëherë më parë.

Por mos u shqetësoni! Të bëhesh gati për të shkuar në Izrael nuk është edhe aq e vështirë.

Moti i butë që mbretëron atje pothuajse gjatë gjithë vitit, e bënë më të thjeshtë udhëtimin tuaj drejt tij, pavarësisht nga stina në të cilën gjendeni.

Çfarë të zgjedhni nga gardëroba juaj nëse po planifikoni të vizitoni objektet e religjioneve të ndryshme në Izrael?

Për të gjithë ju qe planifikoni të vizitoni vendet fetare si kisha, xhami apo edhe “Murin Perëndimor”, sugjerohet të shmangni fundet dhe pantallonat e shkurtra e edhe këmishët pa mëngë. Gratë të mbulojnë pjesët e trupit siç janë shpatullat, gjunjët e gjoksi.

Nëse vizitoni Jeruzalemin, Betlehemin, Nazaretin apo qytete të tjera që karakterizohen për praktikim të madh të riteve fetare është mirë t’iu ikni sa më tepër veshjeve “provokative” në mënyrë që të përshtateni më lehtë dhe të keni një nivel të kënaqshëm komoditeti.

Edhe burrat duhet të kenë kujdes kur vizitojnë vendet religjioze hebraike, preferohet që të mbuloni kokën me një kupolë që ndryshe njihen edhe si “kippah”. Ata fillimisht paralajmërohen se kur duhet të përdorin këtë aksesor, dhe kjo zakonisht më se shumti ndodh gjatë vizitave tek Muri Perëndimor.

Çfarë të vishni në Izrael – gjatë vizitës në dimër?

Edhe pse Izraeli është i njohur për klimën e tij të nxehtë, muajt e dimrit mund të bëhen çuditërisht të ftohtë. Kjo për faktin se shumica e ndërtesave nuk kanë ngrohje të brendshme, prandaj ndonjëherë mund të jetë më ftohtë brenda sesa jashtë! Janari është veçanërisht një muaj më i ftohtë në Izrael, dhe shpesh me reshjet më të mëdha. Prandaj ju këshillojmë që në valixhen tuaj të fusni edhe gjaketa e këpucë të ngrohta të cilat janë rezistente ndaj ujit.

Çfarë të vishni në Izrael – gjatë vizitës në verë

Vera në Izrael është një nga stinët më të nxehta. Tel Aviv është i famshëm për plazhet e tij, dhe në verë, nuk ka vend më të mirë se deti! Kur udhëtoni në verë, është më mirë të paketoni rroba të flladshme, kapele, krem dielli, këpucë të rehatshme dhe natyrisht edhe kostume banje. Gjithashtu sigurohuni që me vete të keni edhe sprej për eliminimin e mushkonjave gjatë natës e po ashtu edhe një shishe uji për të qëndruar i freskët.

Pavarësisht temperaturave të nxehta, kur të vizitoni vendet fetare në muajt e verës është ende e rëndësishme të visheni në mënyrë modeste.

Mos e ngarkoni shumë valixhen tuaj. Izraeli është i njohur për artin, kulturën dhe dizajnin e tij, duke e bërë atë një vend ideal për të blerë gjatë udhëtimeve tuaja atje.

Nga dyqane të vogla te shitësit e tregut e deri tek qendrat e mëdha tregtare, ka shumë rroba dhe sende me të cilat do të bini në dashuri nga veçanta e tyre. Atje do të gjeni edhe suveniret më të mira për të blerë.

Pra, kur pyet veten “Çfarë rrobash duhet të vesh në Izrael?” – mbani në mend, ka disa opsione të shkëlqyera për blerje edhe nëse harroni të merrni me vete ndonjë gjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore