Aplikacione

Çfarë ka të re me Skype?


Microsoft përshkruan Skype si një “Skype të përmirësuar, më të shpejtë, të besueshëm dhe super modern”. Ky do të jetë një azhurnim gradual, pasi Microsoft thotë se do të dalë gjatë muajve të ardhshëm.
Ridizajnimi më intensiv po vjen në pjesën që shihni gjatë një telefonate, të cilën Microsoft e quan faza e thirrjes. Ajo që shihni gjatë thirrjeve së shpejti do të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht nëse e kanë të aktivizuar videon apo jo. Kjo e bën më të lehtë të shihni saktësisht se kush është me ju. 
Për më tepër, Microsoft po shton një personalizim të madh në këtë pamje. Do të ketë të gjitha llojet e “themes and layouts” që mund të aplikoni për t’i dhënë asaj një pamje dhe ndjenjë që i përshtatet shijeve dhe nevojave tuaja.
“Themes” të reja janë të bukura dhe shumëngjyrëshe. Ndërsa ngjyrat nuk do të ndryshojnë funksionalitetin e ofruar nga Skype, ato mund të rrisin pak humorin tuaj, pasi duken mjaft bukur.
Ekziston gjithashtu një veçori e re e quajtur TwinCam, e cila ju lejon të shtoni kamerën e telefonit tuaj në një telefonatë, por kjo do të vijë në një datë të mëvonshme.
 
Në një postim në blog, Microsoft foli për rëndësinë e performancës për të shkuar së bashku me ndryshimet e dizajnit. Kompania tha, “Ndërsa ne i duam ndryshimet e dizajnit, ne e dinim që ato nuk ishin të mjaftueshme. Neve na duhej të fokusoheshim në performancën për ta bërë përvojën të këndshme. ”
 
Kompania thotë se versioni i desktopit mund të shohë një përmirësim prej 30% në performancë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore