Euro 2020

Çfarë fillimi i EURO 2020, çfarë Italie…


Në “Olimpico” të Romës, Italia dhe Turqia e hapën EURO 2020.

Në një ndeshje të cilën e dominuan nga fillimi deri në fund, të kaltërit shënuan tre gola për tre pikë.

Gjithçka në fakt ndodhi në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte Demiral që shënoi në portën e gabur, e pas tij u kujdesën Immobile dhe Insigne që të shënojnë në portën e duhur.

Por, njeriu i ndeshjes ishte Domenico Berardi, që ishte orkestrues i tre golave në këtë ndeshje.

Sulmuesi i Sassuolo-s i dha një frymë tjetër takimit, duke shkaktuar rrezik të përhershëm nga krahu i djathtë i sulmit.

Turqia nuk arriti asnjëherë të futej në elementin e saj real, përkundër disa kundërsulmeve të shpejta me Cengiz Under.

Italia hyn në histori me këtë fitore, duke shënuar fitoren më të thellë në një ndeshje hapëse.

Ndeshja tjetër e grupit A zhvillohet nesër, mes Uellsit dhe Zvicrës.

Ndërkohë, Italia, ndeshjen e dytë e zhvillon përballë zviceranëve, më 16 qershor, sërish në Romë.

Turqia pret Uellsin në të njëjtën ditë, në Baku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore