Shqipëria

Çështja Veliaj-Basha në GJKKO


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Pare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), si gjykata kompetente për shqyrtimin e padisë së kreut të Partisë Demokratike (PD) ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancën gjyqësore të 27 korrikut, Gjykata e Lartë bën të qartë se GJKKO-ja është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm.

Në tetor të 2020-s, kryedemokrati Basha ka akuzuar kreun e Bashkisë Veliaj, për “shpifje”.

Basha i ka konsideruar si shpifje akuzat e Veliajt se kryedemokrati është bërë me katër shtëpia pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjithashtu Veliaj ka thënë se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe ka ndërtuar pa leje.

Kryetari i PD-së i ka konsideruar si “të pavërteta” dhe të bëra me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore