Sport

Celtics i bashkohet garës për Kevin Durant


(AP Photo/Frank Franklin II)

E ardhmja e Kevin Durant është ende e pacaktuar, pasi kërkuesit e mundshëm brenda NBA shfaqen çdo ditë pasi ai komunikoi dëshirën e tij për t’u larguar nga Brooklyn Nets.

Skuadra e fundit që thuhet se i është bashkuar garës për të nënshkruar me Durant janë Boston Celtics.

Sipas Adrian Wojnarowski të ESPN, Celtics nuk janë më afër nënshkrimit të Durant sesa ekipet e tjera, por mundësia e përfshirjes së një lojtari All-Star si Jaylen Broën në një marrëveshje të mundshme mund të bëjë një shkëmbim.

Celtics i bashkohen Miami Heat, Phoenix Suns dhe Toronto Raptors në garën për të nënshkruar me Durant. Megjithatë, asnjë nga këto skuadra deri më tani nuk i ka plotësuar kërkesat e Nets.

Në Brooklyn, ata duan të nxjerrin maksimumin nga ajo që do të ishte largimi i një prej lojtarëve më të mirë në NBA.

Jayson Tatum nuk do të ishte pjesë e marrëveshjes, por Wojnarowski beson se Boston mund të përfshijë Brown, i cili ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij prej 56 milionë dollarësh, dhe deri në tre zgjedhje të pambrojtura në raundin e parë (2025, 2027 dhe 2029).

Dy herë MVP i finaleve të NBA kërkoi të largohet nga skuadra më 30 qershor.

Në moshën 33-vjeçare, ai ka ende katër vjet dhe 198 milionë dollarë në kontratën e tij aktuale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore