Sport

Celtic siguron titullin, shpallet kampion i Skocisë për herë të 53-të


Katër javë pa përfunduar kampionati, skuadra e njohur evropiane, Celctic Glasgow e ka siguruar titullin kampion në Skoci.

Fitorja 0:2 e realizuar këtë të diele në udhëtim te Harts, i vuri vulën garës për titullin kampion me rivalët e përjetshëm të tyre, Glasgow Rangers.

Në fakt, triumfi ishte vetëm çështje kohësh, pasi që diferenca mes këtyre dy skuadrave ishte thelluar shumë në kohët e fundit, kurse aktualja është në 13 pikë.

Ky ishte titulli i 53-të në historinë e klubit të tyre, derisa 11 prej tyre i ka fituar vetëm në 12 vitet e fundit.

Nëse Celtic do të fitojë katër ndeshjet e mbetura, do të eklipsojnë rekordin prej 106 pikësh të vendosur nga vetë ata në sezonin 2016/17 nën drejtimin e trajnerit të njohur, Brendan Rodgers.

Celtic ka fituar edhe Kupën e Ligës në shkurt, kështu që mund të kompletojë “tripletën” me suksesin e mundshëm ndaj Inverness në finalen e Kupës së Skocisë që do të zhvillohet në qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore