Përballje

Çekiçi e Bytyqi i dhurojnë epërsinë Konyaspor-it (Video)


Në ndeshjen mes Konyaspor-it dhe Gaziantep-it ka përfunduar pjesa e parë, ku këta të parët janë në avantazh me rezultat 2:0.

Goli i parë i cili u shënua nga reprezentuesi shqiptar, Endri Çekiçi në minutën e 32-të, u asistua nga lojtari i përfaqësuese kosovare, Zymer Bytyqi.

https://twitter.com/Anlikgoller36/status/1515647344473251843?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1515647344473251843%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2FAnlikgoller362Fstatus2F1515647344473251843widget%3DTweet

Konyaspor-i po kalojnë një sezon shumë të mirë, të cilët radhiten në pozitën e tretë me 61 pikë, një pikë larg vendit të dytë.

Dy lojtarët shqiptar, Çekiçi e Cikalleshi dhe lojtari kosovar, Zymer Bytyqi kanë qenë një ndër pikat kyçe të këtij sezoni të suksesshëm.

Në këtë ndeshje, Cikalleshi nuk ka startuar, por ai mund të inkuadrohet në pjesën e dytë të ndeshjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore