Shqipëria

Çekia qendra e Evropës, Rama qendra e fotos “familjare”


Para fillimit të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, është realizuar një foto e përbashkët e 44 liderëve që mbërritën sot në Kalanë e Pragës.

Ajo që bie në sy është vendosja e kryeministrit shqiptar Edi Rama në qendër të fotos “familjare”.

Shefi i diplomacisë së BE-së von der Leyen është i dyti nga e djathta, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është pranë kryeministrit hungarez Viktor Orbán si i dyti nga e majta.

Në mes janë kryeministri çek Petr Fiala dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Fotoja është realizuar nga Gabriel Kuchta.

Bëhet fjalë për ngjarjen më të rëndësishme të presidencës çeke në krye të BE-së, e cila zhvillohet, krah për krah me samitin joformal të EU27.

Në takim, përveç 27 shteteve të BE-së, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të 17 shteteve të tjera evropiane, përfshirë edhe Kosovën.

Në agjendë do të ketë një tryezë të rrumbullakët edhe për “paqen dhe sigurinë” dhe pika të tjera do jenë edhe “energjia, klima dhe situata ekonomike”.

Në përmbyllje, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët të organizatorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore