Momente

Carsol Sainz: “Ferrari është si Real Madrid; nëse të kërkon është e pamundur t’i thuash jo”


Carlos Sainz ka folur për ‘As’  i emocionuar që do të shkojë në Maranello:

“Kur troket në derën e skuadrës më të mirë në histori, nuk ka ssnjë hezitim. Kur Ferrari më kërkoi nënshkrova menjëherë kontratën. Është si Real Madrid, kur troket në derën tënde, nuk mund t’i thuash jo”. Kështu u shpreh ish piloti i McLaren-it në një intervistë për ‘As’. Duke shtuar edhe se: “Me gjithë respektin dhe admirimin për McLaren, skuadra e dytë në historinë e Formula 1, kur të troket Ferrari, s’ka dyshime”.

I pyetur se çfarë duhet të përmirësojë Ferrari për 2021-in, Sainz thotë: “Pasi të bëhem pjesë e grupit mund të kontribuoj me njohuritë e mia. Një skuadër përbëhet nga shumë persona. Piloti ve talentin, por shpejtësia nuk varet vetëm prej tij. Në fund të fundit vetëm njëri del kampion”./AlbaninaPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore