Sport

Carragher: Messi më quajti gomar pasi e kritikova për transferimin te PSG


Transferimi i Lionel Messi-t te Paris Saint-Germain bëri që shumë personalitete të futbollit të kritikojnë këtë lëvizje.

Askush se kishte kritikuar më shumë se Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpool-it, tani më analist, i cili nuk ishte aspak i bindur me lëvizjen e tij, as atë të Cristiano Ronaldo-s te Manchester United.

Gjatë fitores 3-0 të Norwich ndaj Watford të premten mbrëma, Carragher zbuloi se Messi i kishte dërguar atij një mesazh privat në Instagram.

Nuk mendoja se Ronaldo ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për United. Dhe thashë shembullin e Messi-t. Nuk mendoja se Messi ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për PSG-në”, tha Carragher.

“Kam marrë një mesazh privat në Instagram nga vetë Messi, nuk do të tregoj mesazhe private, por ai në thelb më quajti gomar”.

“Ai shikon futboll të hëneve, kështu që shpresoj se do të shikojë edhe futbollin e së premtes në mbrëmje, sepse Lionel të dua absolutisht. Lojtari më i madh i të gjitha kohërave, dhe në krahasim me ty, unë jam gomar, e pranoj këtë. Por ti nuk po përshtatesh në këtë ekip.

“Ti nuk ke luajtur mjaft mirë, edhe nëse ke fituar Kupën e Amerikës në verë. Nuk mjafton”, përfundoi Carragher.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore