Jetesë & Stil

Capital T kritikohet ashpër nga fansat për “heqjen e simbolit katolik nga skenat e klipit”


Capital T - Rep artist

Ditë më parë rep artisti, Capital T, kishte publikuar video projektin e tij më të ri muzikor “Buzëqeshje”, ndërsa pos produktit, bujë bënë edhe fansat e shumtë të cilët kishin vënë re se në skenat e klipit mungonte një kryq i Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.

Në video klipin e këngës “Buzëqeshje”, që numëron afro 3 milionë klikime në YouTube, mungesa e kryqit i ka penguar fansat katolik të rep artistit, të cilët theksuan se – “shqiptarët respektojnë të gjitha fetë”.

“S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!” shkruan një komentues.

Komentet e projektit të Capital T në YouTube.

Ndërkohë, një komentues tjetër shprehet – “ke bërë gabim ke fshirë kryqin që është te kisha… Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet respektuar… në myslimanët e kemi dhe në Kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar”.

Pas kritikave që rep artisti ka marrë, më në fund doli edhe një sqarim nga vetë ai, i cili ka shpjeguar se nuk ka qenë ideja e tij për heqjen e simbolit katolik, por ky ka qenë një gabim i produksionit.

Imazh i publikuar nga Capital T në Instagram.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha”.

“Por gabimet ndodhin, unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan ai.

Capital T po ashtu ka theksuar se në postimit të tij pranë të njëjtës kishë, ai nuk e kishte fshehur simbolin katolik.

Imazh i publikuar nga Capital T në Instagram.

“Si ka mundësi të më pengoj në klip, por jo në Instagramin tim personal?! Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”, shkroi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore