Sport

Caktohet gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kupës së Italisë


Finalja e Kupës së Italisë që do të zhvillohet më 24 maj mes Fiorentina-s dhe Inter-it, tashmë i ka mësuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.

Do të jetë Massimiliano Irrati gjyqtar kryesor, ndërsa asistentë të tij, Ciro Carbone dhe Alessandro Lo Cicero, me Michael Fabbrin gjyqtar të katërt dhe Paolo Silvio Mazzoleni në VAR.

Interesant është fakti që kjo do të jetë ndeshja e parë për Irrati-n që do ta referojë Inter-in në këtë sezon.

Ndërkohë, në ndeshjet tjera Inter-i ka luajtur në 18 ndeshje nën gjykimin e këtij gjyqtari, prej të cilave ka 11 fitore, pesë barazime dhe dy humbje.

Në Kupën e Italisë precedenti i vetëm është në sezonin 2013/14, raundi i tretë, kundër Cittadellas, me fitoren 4:0 të Interi-t.

Fiorentina, nga ana tjetër, ishte mposhtur 1:0 nga Atalanta në ndeshjen e vetme të mëparshme të sezonit me Irratin arbitër.

Bilanci i përgjithshëm është katër fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje në 12 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore