Gjykata Speciale

Byrnes: S’kam parë kurrë prova që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i përfshirë në ndonjë krim


Ish shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes.

“Më lejoni të jem i qartë, ne kurrë nuk kemi parë prova që Shtabi i Përgjithshëm, Thaçi, Veseli, Ramë Buja, Xhavit Haliti e të tjerë kanë qenë të përfshirë apo kanë urdhëruar rrëmbime apo ndonjë krim që ka ndodhur në terren”.

Kështu ka thënë ish-shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në ditën e tretë të dëshmisë së tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të akuzuar për krime lufte.

Emmerson: Meqë kishit kuptuar ju ose vlerësimi juaj me saktë është se ato vendime merreshin në nivel zone, sepse vendimet operative nuk merreshin tek Shtabi i Përgjithshëm apo jo?

Byrnes: Më lejoni të jem i saktë dhe i qartë. Ne kurrë nuk kemi pasur prova që shtabi i përgjithshëm, Thaçi, Veseli, Ramë Buja, Xhavit Haliti e të tjerë kanë qenë të përfshirë apo kanë urdhëruar rrëmbime apo ndonjë krim që ka ndodhur në terren. Kurrë nuk kemi pasur prova të tilla”, tha Byrnes.

Sigurisht që ne menduam që këto veprime ndërmerreshin ose në formë të pavarur nga komandantët vendasë të UÇK-së ose eprorët e tyre për shembull komandanti i brigadës ose i zonës.

Emmerson: Nuk ishte domosdoshmëri në nivel të komandantit të zonës që të merrnin këto vendime apo jo?

Byrnes: Po.

Byrnes, në fillim të seancës është pyetur lidhur me bisedat që kishte pasur vitin e kaluar me një nga prokurorët e Speciales.

Emmeron, i parashtroi pyetje atij nëse ishte deklaruar lidhur me aktivitetet e jashtme të zbulimit të inteligjencës së Kadri Veselit, kur ishte pyetur nga Specialja, por ai tha se nuk e kishte kuptuar mirë pyetjen.

Byrnes, u shpreh se gjatë kohës së luftës ai kishte dëgjuar për Kadri Veselin vetëm si emër, duke thënë se ishte i respektuar në rangjet e UÇK-së.

“E kishim dëgjuar z. Veseli si emër. Ka qenë një person shumë misterioz sepse na kishin thënë, ose të paktën kishte të dhëna që ai ishte shumë i afërt me Hashim Thaçin dhe se kishin qenë miq të ngushtë që në kohën e studimeve në Universitetin e Prishtinës në fillim të 1990 dhe ai ishte një person i respektuar në rangjet e UÇK-së, por askush nuk fliste për funksionet dhe rangjet e tij”, tha ai.

“Unë nuk e kam njohur z. Veseli dhe as nuk e kam takuar ndonjëherë dhe si fakt as nuk e kam idenë se çfarë bënte. Ishin përhapur fjalë që ai merrej me veprimtari zbulimi apo inteligjencë”, tha ai.

Ai është pyetur edhe për numrin e zonave dhe përpjekjeve për të ulur numrin e këtyre zonave.

Ndërsa, është pyetur edhe për Halil Bicaj dhe marrëveshjen që ishte nënshkruar me disa pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri, por që dëshmitari tha se “nuk e mban në mend Halil Bicajn”.

Byrnes: Veseli ishte i respektuar në rangjet e UÇK-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore