Sport

Bundesliga/ Ndeshjet e ditës


Bundesliga gjermane do të luajë ditën e diel, tre ndeshjet e mbetura të javës së 26.

Duke filluar nga ora 13:30, në PreZero Arena, Hoffenheim-i do të presë Mainz-in. Vendi i 11 në renditje dhe 30 pikë, për të zotët e shtëpisë, kundrejt vendit të 17 dhe 21 pikëve të miqëve.

Ndeshja e fundit, mes dy ekipeve, e luajtur në Opel Arena, gjatë fazës së parë të Bundesligës, përfundoi me rezultatin 1-1.

Në orën 15:30, në Olympiastadion, Hertha Berlin-it do të presë Bayer Leverkusen-in. Vendasit kanë 21 pikë dhe renditen në vendin e 16. Miqtë kanë 40 pikë dhe renditen në vendin e gjashtë.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, e luajtur në BayArena ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Freiburg-u do të presë Augsburg-un, duke filluar nga ora 18:00, në Schwarzwald-Stadion. Vendasit kanë 34 pikë dhe renditen në vendin e 10. Miqtë kanë 29 pikë dhe renditen në vendin e 13.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, e luajtur në WWK ARENA ka përfunduar me rezultatin 1-1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore