Sport

Bundesliga luan javën e fundit, ekipi i Rashicës rrezikon rënien nga kategoria


Bundesliga gjermane do të luajë ndeshjet e fundit për këtë sezon, ato të javës së 34-të. Të 18 ekipet do të zbresin në fushë, duke filluar nga ora 15:30.

Bayern Munich-u do të përballet me Augsburg-un. Bavarezët janë rikonfirmuar kampion të Bundesligës edhe për këtë sezon. Miqtë renditen në vendin e 12 me 36 pikë, duke qenë pjesë e mesit të artë të tabelës.

Borussia Dortmund-it do të përballet me Bayer Leverkusen-in. Vendasit renditen në vendin e tretë dhe e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Leverkusen-i renditet në vendin e gjashtë me 52 pikë dhe ka siguruar kualifikimin në Ligën e Europës.

Union Berlin-i do të përballet me Leipzig-un. Miqtë janë të sigurtë në vendin e dytë dhe do të jenë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Situata është më ndryshe për Union-in që renditet në vendin e shtatë.

Vendasit kanë zhvilluar një sezon pozitiv, por u duhet fitorja për të siguruar vendin e shtatë, që i dërgon në Ligën e Konferencës, kompeticionin më të ri të UEFA.

Werder Bremen-i do të përballet me Borussia Monchengladbach-un. Të dy ekipet vijnë në këtë ndeshje me objektiva të ndryshme. Ekipi i Milot Rashicës renditet në vendin e 16 me 31 pikë, vend i cili luan play-off për qëndrimin në Bundesligë.

Por, Werder-i është vetëm një pikë larg Koln-it të vendit të 17, vend i cili të rrëzon automatikisht një kategori më poshtë. M’gladbach-u renditet në vendin e tetë me 46 pikë dhe po synon kualifikimin në Ligën e Konferencës.

Eintracht Frankfurt do të përballet me Freiburg-un. Vendasit kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm, pasi kanë 57 pikë dhe renditen në vendin e pestë.

Freiburg-u ka 45 pikë dhe renditet në vendin e 10. Miqtë janë vetëm dy pikë larg vendit të shtatë, që të dërgon në Ligën e Konferencës.

Wolfsburg-u do të përballet me Mainz-in. Vendasit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, për sezonin e ardhshëm, pasi renditen në vendin e katërt me 61 pikë. Mainz-i renditet në vendin e 13 me 36 pikë dhe kanë siguruar qëndrimin në Bundesligë.

Koln-i do të luajë shpresat për qëndrimin në Bundesligë përballë Schalke-s. Miqtë ishin ekipi i parë në Bundesligë që ranë nga kategoria këtë sezon.

Hoffenheim-i do të përballet me Hertha Berlin-in. Vendasit kanë 40 pikë dhe renditen në vendin e 11, duke qenë në mesin e artë të tabelës. Miqtë kanë 35 pikë, në vendin e 14, që gjithashtu e kanë siguruar qëndrimin në Bundesligë.

Stuttgart-i do të ketë përballë Armina Bielefeld-in. Vendasit kanë 45 pikë dhe luftojnë për të qenë pjesë e Ligës së Konferencës, ndërsa miqtë kanë objektiv krejt të ndryshëm. Armina renditet në vendin e 15 me 32 pikë dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore