Shqipëria

Bucci: Shqipëria, ura lidhëse e Italisë drejt Ballkanit Perëndimor


“Shqipëria kur të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian do të jetë një urë lidhëse për Italinë drejt Ballkanit Perëndimor”.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Italisë në vend, Fabrizio Bucci.

Ai gjatë një intervistë për median italiane “Avvenire.it” është shprehur se drita jeshile e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian më 19 korrik është një mundësi e pashpjegueshme për të dyja vendet.

Ashtu siç ai shpesh ka theksuar, Bucci i qëndron mendimit se Shqipëria meriton të jetë pjesë e Evropës.

Kjo pasi, për të vendi ka shumë potencial dhe luan një rol të rëndësishëm.

“Në 10 vjet ky do të jetë një komb evropian. Unë shpesh them me shaka se në Shqipëri jemi ne amerikanët. Askush këtu nuk bën atë që bën Italia. Ne jemi një vend udhëheqës dhe referues. Dhe këtu ka një dëshirë të madhe për Italinë”.

Në intervistën e tij ambasadori ceku edhe të ashtuquajturin eksod të shqiptarëve drejt Italisë në vitet 1991.

Sipas tij, shumë shqiptarë tashmë janë integruar dhe kanë janë një histori e vërtetë suksesi.

Një temë tjetër e prekur nga ambasadori ishte dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, ku ai theksoi se tregtia midis Italisë dhe Shqipërisë është pothuajse një e treta e të gjithë tregtisë shqiptare me botën.

“Domethënë 20% e gjithë PBB-së së Shqipërisë, 3 miliardë euro. Ne jemi furnizuesi i parë dhe klienti i parë. Këtu janë 2600 kompani italiane, gjysma e të gjitha kompanive ndërkombëtare. Ky vend është një pjesë e Italisë. Dhe ka ende shumë interes nga kompanitë italiane”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore