Lajme

Britney Spears: Nuk ndihem gati t’i rikthehem muzikës


Këngëtarja Briteny Spears ka deklaruar se nuk është gati t’i rikthehet muzikës. Ajo ka thënë se shpreson që këngët e saj të vjetra të publikohen në versionin remix.

Briteny, para disa muajsh, fitoi luftën ndaj babait të saj, Jamie Spears, i cili prej 13 vitesh ishte kujdestari i saj ligjor, duke kontrolluar edhe pronat, por dhe karrierën e bijës.

Me një vendim të Gjykatës së Los Anxhelos-it, gjyqtarja Brenda Penny e ka pezulluar të atin e këngëtares nga kujdestaria.

“Situata aktuale është e papërballueshme”, deklaroi Penny, pasi dëgjoi argumente kundërshtuese nga të dyja palët.

Ajo caktoi një seancë dëgjimore më 12 nëntor, për të diskutuar përfundimin e plotë të kujdestarisë, të cilën duket se të gjitha palët tani e mbështesin.

Megjithatë, këngëtarja e “Toxic” pranoi se ende nuk është gati të kthehet në industrinë e muzikës.

“E di që duket e çuditshme për publikun që nuk po publikoj këngë të reja. Por njerëzit nuk e kanë idenë çfarë kam kaluar. Tashmë unë ndihem e frikësuar të marr përsipër publikimin e një këngë”, tha ajo.

Edhe pse Britney nuk po nxiton të publikojë këngë të reja, nuk do të thotë se ajo s’do që të këndojë më.

“Qëllimi im për këtë vit është të përpiqem pak më shumë dhe të kaloj gjërat që më trembin, por jo shumë”, tha ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore