Jetesë & Stil

Britney Spears mund të mos shfaqet më kurrë në skenë


Britney Spears - Artiste

Interpretimi është gjëja e fundit në mendjen e ikonës së muzikës pop, Britney Spears, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në jetë. Edhe miqtë e saj, nuk besojnë se ajo në të vërtetë nuk mund të dalë më kurrë në skenë.

Burime pranë Britney, thanë për magazinën “TMZ”, se – “ajo nuk dëshiron të punojë ose performojë tani, dhe kjo ka qenë mendësia e saj për një kohë të gjatë”.

Britney Spears.

Madje, thuhet se Britney po e shijon pafund fejesën e saj me Sam Asghari si dhe triumfin në gjykatë, çka bëri që ajo të lirohet nga sistemi konservator.

Për më tepër puna dhe performanca nuk janë në listën e saj prioritare, edhe pse ajo e di që fansat e saj duan ta shohin në skenë.

Britney Spears dhe Sam Asghari.

Mes tjerash, Britney, është gati të shërohet nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, duket se po lirohet tani plotësisht.

Më 12 Gusht, Jamie tha se do ta japë dorëheqjen si kujdestar i së bijës dhe më 29 Shtator u zëvendësua nga avokati John Zabel. Teksa Britney është ende duke punuar drejt qëllimit përfundimtar për t’i dhënë fund përgjithmonë kujdestarisë, ajo bëri një postim në rrjete sociale duke u treguar fansave se si ndihet ajo emocionalisht. Në postimin e saj të fundit në Instagram, ndërsa ndau një imazh të një peme, ajo shkroi:

“Edhe pse ka ndryshime dhe gjëra për të festuar në jetën time, ka akoma gjëra nga të cilat duhet të shërohem. Fatmirësisht kam një sistem të mirë mbështetës dhe po marrë kohë për të kuptuar se është mirë të ngadalësosh dhe të marrësh frymë. Vetëm përmes dashurisë për veten mund të lutem, të mbështes edhe të tjerët”, është shprehur ajo.

Rikujtojmë se, avokatja e babait të Britney Spears beson se vendimi për ta pezulluar atë si kujdestar të vajzës së tij, është një ‘humbje’ për yllin e popit. Në një deklaratë pas vendimit të së mërkurës, ku atij iu hoq e drejta e kujdestarisë që kishte prej vitesh tashmë, avokatja Vivien Thoreen tha se ai do të vazhdojë të “kujdeset për interesat më të mira të vajzës së tij” pavarësisht pezullimit nga kjo e drejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore