Jetesë & Stil

Britney Spears e quan djalin e saj të madh “dashuri të parë”


Këngëtarja e muzikës pop, Britney Spears duket se është përmalluar goxha shumë për fëmijët e saj, derisa këta të fundit po përgatiten të largohen nga Kalifornia.

Për më tepër, ylli i hitit “Ops, I did it again” ka lënë të kuptohet se dëshiron që t’i përmirësojë raportet me djemtë e vet – e të gjitha këto, ajo po i ndan me ndjekësit e vet në mediat sociale.

“Dashuria ime e parë”, ka shkruar Britney, në një foto të publikuar ku shihej djali i saj Sean Preston.

Postimet e Spears, po cilësohen si interesante nga fansat, marrë parasysh marrëdhënien e tensionuar me djemtë e saj, sidomos tani pas kërkesës për transferim në Hawaii, të babait të tyre, Kevin Federline dhe gruas së tij, Victorias.

Federline i ka kërkuar Spears, të nënshkruaj planin e zhvendosjes dhe javën e kaluar ajo e bëri këtë akt përmes avokatit të saj, Mathew Rosengart.

Vlen të theksohet, ajo nuk i ka parë djemtë e saj, Jayden dhe Sean Preston prej më shumë se një viti, kështu që postimet e veta në mediat sociale, japin një shenjë se ajo është e hapur për t’u pajtuar para se ata të transferohen në ishuj.

Kujtojmë se së fundmi Britney i ka përmirësuar raportet edhe me nënën e saj, Lynne Spears, çka mendohet se mund të ndikojë në ndreqjen e marrëdhnieve edhe me Jayden e Sean.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore