Lajme

Britanikët mbledhin 85 milionë paundë për Ukrainën


Më shumë se 85 milionë paundë janë mbledhur në vetëm dy ditë nga ana e qytetarëve të Britanisë së Madhe, të cilët kanë treguar solidarizimin me popullin ukrainas dhe kanë kërkuar t’u vijnë në ndihmë tyre.

Komiteti i Emergjencave dhe Fatkeqësive në Britani, përbëhen nga 15 organizata bamirëse, të cilat janë angazhuar të gjitha në këtë nismë. Fushata humanitare u fillua të enjten në mëngjes dhe u përmbyll të premten në orët e vona të natës.

Pjesë e apelit për ndihma ishin edhe vetë Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e II-ë dhe Princi Charles.

Shumës, do t’i shtohet edhe një donacion prej 25 milionë paundësh, i dhënë nga Qeveria britanike.

Pavarësisht kësaj fushate rrufe, donacione vijojnë të mblidhen nga qendrat e ndryshme humanitare, në mënyrë që t’i vihet në ndihmë jo vetëm gjatë kësaj emergjence popullit ukrainas, por edhe në tërësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore