Lajme

Britania dhe Ukraina i bashkohen nismës që Bjellorusia të jetë një zonë pa fluturime


Mbretëria e Bashkuar nëpermjet një komunikimi i drejtoi të gjitha linjat ajrore e saj që të shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë pas rrëmbimit të gazetarit Roman Protasevich. Ky vendim i bashkohet nismës dhe ndjek qëndrimin e linjave ajrore të Lituanisë, SAS, Air Baltic dhe Wizz Air.

Ukraina gjithashtu ka pezulluar lidhjet ajrore me Bjellorusinë, njofto. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.

Ndërkohë më herët eurodeputetët nga Partia Popullore Evropiane u bënë thirrje udhëheqësve të BE-së për të marrë vendime “të guximshme” në samit.

Ata kërkuan një zonë pa fluturim mbi Bjellorusi, miratimin më të shpejtë të sanksioneve në pritje kundër Minsk-ut për zgjedhjet e manipuluara të vitit të kaluar dhe lirimin e gazetarit të burgosur dhe partneres së tij.

“Ky incident i jashtëligjshëm duhet të ketë pasoja të forta. Asnjë fluturim drejt Bjellorusisë, asnjë fluturim nga Bjellorusia, asnjë fluturim mbi Bjellorusinë. Kjo duhet të jetë përgjigjja e BE-së”, tha eurodeputeti Marian-Jean Marinescu, zëdhënësi i transportit i grupit EPP.

Reagimi i vendeve fqinje

Ministria e Jashtme e Lituanisë pretendoi më herët gjatë ditës, se në aeroplan ishin katër bjellorusë dhe tre rusë. Protasevich është bjellorus dhe e dashura e tij, Sophia Sapega, e cila thuhet se është arrestuar gjithashtu, është ruse, që do të thotë se mbeten të paidentifikuar dy shtetas rusë.

Linas Linkevicius, ish-ministri i Punëve të Jashtme Lituaneze, tha se të gjashtë nuk u kthyen më në Vilnius. Ai sugjeroi që katër, përveç gazetarit dhe partneres së tij, mund të kishin qenë pjesë e një operacioni të shërbimeve sekrete.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore