Lajme

Britania dhe Irani thërrasin diplomatët pas sulmit ndaj cisternës


Autoritetet britanike dhe iraniane kanë thërritur diplomatët e njëri-tjetrit me radhë për sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar, në një cisternë nafte në brigjet e Omanit.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe Izraeli fajësojnë Iranin për sulmin, në të cilin u vranë dy anëtarë të ekuipazhit – një britanik dhe një rumun.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur, pasi secili ka akuzuar rregullisht palën tjetër për shenjëstrimin e anijeve në rajon.

Irani hodhi poshtë akuzat mbi sulmin në cisternë.

Të hënën, Mbretëria e Bashkuar thirri ambasadorin e Iranit mbi atë që qeveria britanike e quajti “sulm të paligjshëm”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Irani duhet të “përballet me pasojat e asaj që ata kanë bërë”, duke e quajtur incidentin “një sulm të papranueshëm dhe skandaloz ndaj anijeve tregtare”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri me dije se po konsultohej me Mbretërinë e Bashkuar, Izraelin dhe Rumaninë.

Lidhur me këtë, sekretari citoi se do të kishte një “përgjigje kolektive”.

Irani thirri të Ngarkuarin me Punë të Britanisë në Teheran, si dhe të dërguarin e lartë të Rumanisë për të protestuar kundër akuzave të bëra kundër Iranit.

Autoritetet britanike akuzojnë Iranin për sulmin e cisternës në Oman

Autoritetet britanike, të dielën e 1 gushtit kanë akuzuar Iranin për sulmin mbi një cisternë të naftës të menaxhuar nga Izraeli në brigjet e Omanit më 29 korrik, ku mbetën të vrarë një britanik dhe një rumun.

“Mbretëria e Bashkuar dënon sulmin e paligjshëm dhe të rëndë të kryer në një anije tregtare jashtë brigjeve të Omanit, i cili vrau një britanik dhe një shtetas rumun”, tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

Ai shtoi gjithashtu se besojnë që ky sulm ishte i qëllimshëm, i shënjestruar dhe një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar nga Irani.

Sipas tij, vlerësimet britanike kishin arritur në përfundimin se ishte “shumë e mundshme” që Irani të sulmonte cisternën, duke përdorur një ose më shumë dronë.

Akuzat nuk kanë munguar dhe nga autoritetet izraelite

Sipas tyre, Irani qëndron pas sulmi të Merceri-t. Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, të premten e 30 korrikut, fajësoi “terrorizmin iranian”.

“Irani nuk është vetëm një problem izraelit”, tha Lapid në një deklaratë, duke shtuar se “bota nuk duhet të heshttë”.

MV Mercer Street operohet nga kompania me seli në Londër, “Zodiac Maritime”. Anija gjendej në brigjet e Oman-it në Detin Arabik kur incidenti ndodhi të enjten.

Kompania, e cila i përket manjatit izraelit të anijeve, Eyal Ofer, tha se po punonte për të përcaktuar atë që kishte ndodhur.

Megjithatë, detajet e sulmit ndaj cisternës me flamur liberian, në pronësi të Japonisë mbeten të paqarta. Irani ende nuk ka komentuar mbi akuzat.

Incidenti

Incidenti duket të jetë një përshkallëzim serioz i tensioneve në rajon dhe disa raporte sugjerojnë se ishte përfshirë një dron.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se po përpiqej gjithashtu të “vërtetonte urgjentisht faktet”.

“Mendimet tona janë me të afërmit e një shtetasi britanik, i cili ka vdekur pas një incidenti në një cisternë në brigjet e Omanit”, thuhej në deklaratë.

Ai shtoi se anijet “duhet të lejohen të lundrojnë lirshëm në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Zodiac Maritime

“Me trishtim të thellë, ne e kuptojmë incidentin në bordin e rrugës M/T Mercer më 29 korrik 2021, që ka rezultuar në vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit në bord: një shtetas rumun dhe një shtetas britanik. Ne nuk jemi në dijeni të dëmtimit të ndonjë personeli tjetër”, tha kompania në një deklaratë.

Nga kompania, gjithashtu, u shprehën se një hetim mbi incidentin ka filluar dhe po punon ngushtë me Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) dhe autoritetet e tjera përkatëse për të zbuluar autorët.

Në muajt e fundit, shumë sulme ndaj anijeve tregtare janë raportuar dhe lidhen me tensionin e vazhdueshëm të rritur midis Izraelit dhe Iranit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore