Bota

Brexit: BE nuk mund të përdor më ID për të hyrë në MB


Kartat e idenditeti(ID) nuk do të jenë më të vlefshme për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar(MB).

Rregulli do të hyj në zbatim prej tetorit të vitit 2021. Tashmë çdo qytetar i Bashkimit Evropian(BE) do të duhet të përdor pasaportën për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar(BE).

Sekretarja për çështjet e brendshme, Priti Patel, deklaroi se ID është dokument jo i sigurt pasi mund të falsifikohet lehtë. Ajo tha gjithashtu se ID-it e falsifikuara janë përdorur nga persona me rekorde të larta kriminale.

Po ashtu, Zyra Evropiane për Zbatimin e Ligjit(Europol) bëri me dije se falsifikimi i dokumentave ka qenë një nga aktivitetet kriminale më të përhapura lidhur me emigrimin ilegal.

Ndërkohë, MB vendosi që prej korrikut të vitit 2021, çdo produkt i ardhur nga BE do t’i nënshtrohet hetimeve të thella me qëllim sekuestrimin e armëve dhe drogës, ndërsa personat të dënuar mbi një vit, do të deportohen nga Mbretëria e Bashkuar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore