Art&dizajn

Brenda ‘Shtëpisë së Bardhë’ në Greqi


Rezidenca Maximos është ndërtesa ku qëndron dhe punon Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ajo  gjendet në një rrugë plot me pemë, në Athinë.

E vendosur në afërsi të sheshit të famshëm, Syntagma, dhe pranë Rezidencës Presidenciale dhe Parlamentit Helenik, ndërtesa modeste e ulët me stil neoklasik, mirëpret vizitorë në ambientet e saj.

Rezidenca e vitit 1921 ka qenë selia e çdo kryeministri grek që nga viti 1982 dhe kishte nevojë serioze për një rregullim të brendshëm në kohën kur Mitsotakis mori detyrën në 2019-n, sipas zonjës së parë, Mareva Grabowski-Mitsotakis.

“Nuk është rilyer që nga viti 2004, pak para se Athina të organizonte Olimpiadën”, tha ajo në një ekskluzive të Arkitekturës.

Vetëm disa vjet më vonë, pas Recesionit të Madh, vendi u përball me një krizë borxhi, që e çoi ekonominë e tij drejt masave shtrënguese të detyrueshme.

Në fillim të vitit 2021, kur Rezidenca Maximos pati shumë më pak vizitorë për shkak të pandemisë së Coronavirus-it, Grabowski-Mitsotakis, vendosi se ishte koha e duhur për restaurim.

Ajo dëshironte ta përfundonte deri në Ditën e Pavarësisë së Greqisë, më 25 mars. Në këtë mënyrë do të ishte gati për një ceremoni të vogël, pasi përhapja e virusit në vend u duk se kishte rënë.

Kryeministri tha: “Ju mund të bëni gjithçka që dëshironi, por nuk mund t’i kushtojë shtetit grek një qindarkë”, kujton Grabowski Mitsotakis.

Një ekip kuratorësh dhe koleksionistësh vullnetarë ndihmuan Grabowski Mitsotakis të planifikonte azhurnimin e tre dhomave: një dhomë zyrtare takimesh, një zonë pritjeje e quajtur “dhoma e ndenjjes” dhe zyra e Kryeministrit.

Zyra e azhurnuar përmban mure të veshura me dru dhe pajisje ndriçimi gjeometrik nga projektuesi Michael Anastassiades, ndërsa “dhoma e ndenjjes” e rimodeluar, ku merren personalitete, është një dhomë e bardhë tërheqëse me pamje nga gjelbërimi jashtë.

Hapësira ka mobilje moderne, duke përfshirë një tryezë kafeje prej mermeri të bardhë ovale nga marka “On-Entropy”, një tryezë në xham të fryrë nga “Yiannis Ghikas” dhe karrige lëkure nga “Saridis” të Athinës.

Në fakt, secila dhomë është e mbushur me objekte arti dhe dizajni të bëra nga artistë dhe artizanë grekë, shumë prej të cilëve të huazuar nga koleksione private dhe institucionale.

Grabowski Mitsotakis vendosi që restaurimi do të “përfaqësonte popullin grek” kulturën e vendit.

Rezidenca Maximos, në stilin neoklasik, u ndërtua në 1921-shin. Kishte disa qëllime për përdorimin e saj, si një bujtinë për personalitete të huaja, para se të bëhej rezidenca dhe zyra e Kryeministrit në 1982-shin.

“Ideja është të ndryshojmë artin e shfaqur çdo dy vjet, në mënyrë që të mund të demonstrojmë talentin dhe mjeshtërinë e artistëve vendas”, tha ajo, megjithëse vuri në dukje kufijtë që duhet të rishikoheshin.

“Ne nuk jemi një muze. Ne kemi hapësirë ​​shumë të kufizuar”.

Muri i dhomës së ndenjjes është i mbuluar nga dy sixhade me tufa që përshkruajnë Grykën e gjelbër të Samarisë në ishullin e Kretës dhe shtrihen nga muri në dysheme, të ankoruara nga gurët prej pëlhure.

Me titull “Shpresa e udhëtimit është e gjatë”, krijuesja e saj është artistja e tekstilit, Alexandra Kehayoglou.

Grabowski Mitsotakis shpjegoi se, ndërsa brendësia e re shërben për të mishëruar artin dhe kulturën greke, ajo është personale për të dhe për kryeministrin Mitsotakis gjithashtu.

“Ne jemi roje të këtij vendi për disa vjet”,  tha ajo për Architectural Digest.

“Filozofia ime është: Ju mund ta lini shpirtin tuaj në vendet ku keni kaluar mirë, por doni vetëm vendet që ju përfaqësojnë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore