Sport

Brdariç-i flet përpara sfidës me Kastriotin


Vllaznia do të luajë ditën e diel përballë Kastriotit në Kamëz. Thomas Brdaric-i, tekniku i kuqebluve ka folur rreth ndeshjes dhe pritshmërive që ai ka.

Tekniku ka pohuar gjëndjen e mirë të skuadrës, që solli kualifikimin e mëtejshëm në Kupën e Shqipërisë.

“Ndihemi shumë mirë, kemi arritur në gjysmëfinale dhe besoj se skuadra ka treguar një lojë të mire”, tha Brdariç-i.

“Gjithçka e kemi arritur me mund e me djersë dhe tashmë na takon të qetësohemi pak dhe të mendojmë për ndeshjen e rradhës që kemi dhe duhet të përqendrohemi 100 për qind për sfidën ndaj Kastriotit”.

Për sfidën me Kastriotin, gjermani shprehu bindjen se ekipi i tij do e merrte tri pikëshin. Kastrioti është një ekip që tekniku e vlerëson, por njëkohësisht edhe e ka analizuar mirë.

“E rëndësishme është të fokusohemi tek puna dhe tek suksesi. Jam i bindur se nesër do të fitojmë ndaj Kastriotit dhe duhet të jemi në 100 përqindshin tonë që t’ia dalim”.

“Ne i njohim anët e forta të Kastriotit, e dimë që janë një ekip kompakt, kanë përgatitje të lartë fizike.  Edhe ne gjithashtu kemi përgatitur një plan për të luajtur ndaj kësaj skuadre, që të dominojmë në fushën e lojës. Duhet të tregojmë vlerat tona dhe të arrijmë tek fitorja”.

Gjithashtu, Brdariç-i ka folur edhe rreth objektivit kryesor të ekipit, duke thënë se ai do të jetë më lehtë i arritshëm nëse merren gjërat me qetësi dhe nuk u ushtrohet presion.

“Jam shumë i bindur se nëse gjërat i marrim me qetësi deri në fund, do ta arrijmë objektivin tonë, por e përsëris, duhet ta marrim me qetësi. Nëse na ushtrohet presion se duhet të fitojmë, nuk është gjë e mire”.

“E rëndësishme është që ekipi të ndjehet mirë, të përmbushë detyrat e tij dhe të zhvillohet në fushë. Në dy fazat e parë e kemi bërë këtë gjë kur ekipi ka luajtur shumë mirë. Janë bërë edhe disa gabime dhe i kemi lejuar ato gabime. E rëndësishme është që ato gabime t’i marrim, t’i përpunojmë dhe të mësojmë prej tyre”.

“Detyra jonë është të tregojmë forcat tona që kemi. Nuk duhet të merremi shumë me të kaluarën, por të ecim përpara. Unë mendoj se kemi bërë një sezon shumë të mirë ku kemi dhënë më shumë gjëra pozitive se negative”, përfundoi Brdariç-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore