Lajme

Bradford: Skandal seksual me fëmijët, 19 burra nën hetim


Skandali seksual daton 20 vite më parë, por të mërkurën e 4 gushtit janë arrestuar 19 burra, gjatë një hetimi mbi shfrytëzimin seksual të një fëmije në Bradford, Angli.

Burrat, të moshës midis 36 dhe 55 vjeç, janë ndaluar për ngjarjet që datojnë midis viteve 2000 dhe 2005.

Ata janë arrestuar me dyshimin për përdhunim, sulme seksuale dhe sulme të pahijshme ndaj një minoreni.

Policia e West Yorkshire tha se burrat u morën në pyetje dhe u liruan pa shumë zhurmë.

Ata u arrestuan si pjesë e një operacioni njëmujor nga autoritetet. Këta të fundit kanë të paktën një duzinë hetimesh të drejtpërdrejta mbi abuzimet seksuale që datojnë në vitet 2000.

Alan Weekes, nga policia e rrethit Bradford, e konsideroi hetimin, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të policisë së Yorkshire-it në hetimin e veprave seksuale aktuale dhe jo të fundit kundër fëmijëve.

“Trajtimi i abuzimit me fëmijët dhe mbrojtja e fëmijëve nuk është diçka që çdo agjenci mund ta bëjë në mënyrë të izoluar, edhe pse kjo është arsyeja pse ne bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet lokale dhe organizatat e tjera për të mbështetur viktimat, për t’i sjellë shkelësit para drejtësisë dhe për t’i bërë komunitetet tona më të sigurta”, u shpreh Weekes.

Weekes përfitoi nga ky rast për t’i bërë thirrje kujtdo që ka qenë viktimë e abuzimit seksual, qofshin të kohëve të fundit apo historike, që ta raportojë atë në polici.

“Ju lutemi sigurohuni që do të dëgjoheni, do të merreni seriozisht dhe do të mbështeteni nga profesionistë me përvojë në trajtimin e këtyre lloj veprash penale”, ritheksoi Weekes.

Një rishikim i këshillit i vitit të kaluar tregon se më shumë se 120 persona ishin arrestuar nën dyshimin për abuzime jo të kohëve të fundit në Bradford, me rreth 17 hetime në proces ose në pritje të gjykimit.

Është vlerësuar se 283 deri në 389 fëmijë kanë qenë shënjestër e shfrytëzimit seksual në Bradford vitin e kaluar.

Autoritetet, përfshirë policinë dhe këshillin, javën e kaluar lëshuan një falje të përbashkët për viktimat e abuzimit seksual të fëmijëve pasi një raport i pavarur zbuloi se atyre u mungonin ende “shenja të qarta” të shfrytëzimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore