Shqipëria

Braçe: Të shmanget kalimi buzë lumit Shkumbin


Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka shkuar në median sociale “Facebook”, në 11 janar, se zona nga argjinatura deri në buzë të lumit Shkumbin, nuk duhet kaluar për asnjë arsye.

Braçe i qëndron thirrjes se rreziku nuk ka kaluar ende. Ai bën me dije se ujërat e lumit po kthehen në shtrat në pikat e larta, por në pikat e ulëta ende jo. Si pasojë zëvendëskryeministri shton se nuk duhet kaluar buzë lumit për asnjë qëllim.

Shkumbini në pikat e larta po kthehet në shtrat, ndërsa në pikat e ulëta akoma jo. Rreziku nuk ka kaluar ende. Dita do vijojë të jetë me reshje të vazhdueshme”, shkruan Braçe.

Ai falenderon banorët dhe forcat e policisë për përgjigjen e menjëhershme që ka marrë kundrejt kësaj thirrjeje.

Tani pa humbur vëmendjen duhet të vijojmë punën ditën e natën, të ndarë sipas sektorëve dhe detyrave”, shton Braçe.

Kujtojmë se një ditë më parë, më 10 janar, zëvendëskryeministri i bëri thirrje çdo banori afër zonës të largohej, të largoheshin bagëtitë dhe mjetet e punës në toka, pasi prurjet e lumit Shkumbin u shumëfishuan deri në 800 metër kubë ujë në sekondë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore