Lajme

Boshnjaku do të ndihmonte ISIS-in, Turqia e arreston dhe deporton në SHBA


Një Gjykatë Federale në SHBA ka lëshuar një procedim penal, ku një person me dyshtetësi, atë boshnjake dhe amerikane, është arrestuar pasi mendohet se furnizonte rrjetin terrorist të Shtetit Islamik në Irak (ISIS) me materiale e informacione të natyrës ushtarake.

Mirsad Hariz Adem Ramic, 31 vjeç, dhe dy bashkëpunëtorë të tijët, morën një fluturim drejt Stambollit, ku dhe do të ndihmonte rrjetin islamist. Nga aty më pas, të tre personat u zhvendosën drejt Lindjes së Mesme, ku edhe raportohet se kanë kaluar në kufirin sirian.

Mirsad Hariz Adem Ramic

Me bashkimin në rrjetin terrorist, Ramic dhe të tjerët filluan të ndiqnin një kamp të stërvitjes ushtarake. Aty ata morën udhëzime të karakterit ushtarak, stërvitje fizike si edhe të përdorimit të armëve automatike.

Të gjitha këto informacione, i ka bërë publike Departamenti i Drejtësisë në SHBA, duke dhenë detaje edhe mbi itinerarin e Ramic pas rekrutimit në ISIS.

Të tre bashkëpunëtorët, sipas të dhënave, u ndanë, por ruajtën kontaktet me njëri-tetrin.

Ndër objektet kryesore të diskutimit, ishte edhe aftësia që boshnjaku kishte fituar, për të përdorur sisteme anti-raketore, të cilat mund të shënjestronin aeroplanë amerikanë.

Diskutimet shtriheshin edhe tek çështje si Xhihadi, martirizimi apo lufta për fitore të ISIS. Një prej bashkëpunëtorëve të tij madje, i pati dërguar një email Universitetit të Kentucky-t në SHBA, ku i shprehte arsyet se pse kishte vendosur të ikte në Siri dhe të luftonte për ISIS.

Gjithçka dihet më pas, është se Ramic, u arrestua në Turqi. Më pas, ai u depërtua drejt SHBA-ve.

Nëse dënohet nga Gjykata, dënimi që mund të marrë, shkon deri në 50 vjet. Një gjobë prej 750 mijë dollarësh pritet po ashtu të vendoset mbi të. Ndërsa kërkesa nga prokurorët, mund të jetë ajo e burgosjes përjetë.

Në hetime është vendosur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (FBI), për të grumbulluar më shumë detaje mbi ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore