Lajme

Boris Johnson te COP26: Duhet të mbrojmë pyjet e botës


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, në fjalën e tij në samitin për klimën, COP26, ka konfirmuar marrëveshjen e shpyllëzimit, duke thënë se më shumë se kurrë liderë janë bashkuar për të mbrojtur pyjet.

Johnson përmendi emrin e Kinës, Rusisë dhe Brazilit, duke shtuar se nuk është e rëndësishme vetëm numri i vendeve që kanë nënshkruar, por edhe përfshirja e sektorit privat.

E përditshmja “BBC” tregon se ai ka shtuar se ka “mundësi të pashoqe” për krijimin e vendeve të punës.

Kështu, udhëheqësit botërorë në samitin e OKB-së për klimën në Glasgow, kanë rënë dakord për marrëveshjen e tyre të parë të madhe me premtimin për të ndalur dhe anuluar shpyllëzimin deri në fund të dekadës.

Johnson ka ravijëzuar se mbrojtja e pyjeve është thelbësore nëse duam të mbajmë ngrohjen të kufizuar në 1.5 gradë celsius.

Brazili, në të cilin një shtrirje e mëdha e pyjeve tropikale të Amazonës janë prerë, do të jetë mes nënshkruesve, tregon “BBC”.

E sotmja e 2 nëntorit shënon ditën e dytë të samitit, me politikanët të vendosur për më shumë takime dhe njoftime përpara se të largohen nga vendi.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, po nisin një iniciativë që synon të nxisë përpjekjet globale për të ulur emetimet e metanit, një gaz i fuqishëm serrë.

Samiti COP26 shihet si një moment vendimtar mbi trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe shmangien e ndikimeve më të këqija të ngrohjes globale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore