Lajme

Bordi i FMN-së miraton marrëveshjen me Kosovën


Fondit Monetar Ndërkombëtarë

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtarë, ka miratuar një marrëveshje në vlerë mbi 80 milionë euro për të mbështetetur politikat ekonomike të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga FMN-ja.

“Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi shumën prej 80.12 milion SDR (rreth 100 milion €, 97 përqind e kuotës) dhe një RSF në shumën 61.95 milion SDR (rreth 78 milion € , 75 për qind e kuotës) për të mbështetur politikat ekonomike të Kosovës. Kosova është vendi i parë në Evropë që merr financim nga RSF”, thuhet në komunikatën e FMN-së.

Tutje është sqaruar se kjo po bëhet në kuadër të RSF-së (Lehtësia e Rezistencës dhe Qëndrueshmërimë), është program i FMN-së.

Përmes këtij programi synohet që të përmirësohet edhe strategjia e re e Energjisë së Kosovës për 2023-tën.

“RSF do të shfrytëzojë sinergjitë me mbështetje të tjera zyrtare dhe do të ndihmojë në katalizimin e investimeve private në energjinë e gjelbër. RSF përputhet ngushtë me Strategjinë e re të Energjisë së Kosovës për 2023–32, e cila u miratua nga Parlamenti në fillim të vitit 2023″.

Përveç kësaj përmes këtij buxhetit supozohet se do ketë përmirësim edhe në qeverisjen fiskale dhe financiare.

“Programi i mbështetur nga FMN në kuadër të SBA-së paraprake do të zbusë materializimin e rreziqeve negative dhe do të mbështesë reformat strukturore për të forcuar qeverisjen fiskale dhe financiare dhe për të rritur rritjen”.

Pas diskutimit të Bordit Ekzekutiv, zëvendës drejtoresha e parë menaxhuese dhe ushtruese e detyrës së kryesuesit të Bordit, ka mirëpritur marrëveshjen me Kosovën.

“Jam i kënaqur që Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka miratuar dy aranzhime të reja të Fondit për Kosovën, duke përfshirë një Marrëveshje Stand-by dhe një marrëveshje në kuadër të Lehtësimit të Qëndrueshmërisë dhe Qëndrueshmërisë – e para në Evropë”, tha ajo.

Në komunikatën e lëshuar nga Fondi përmendet edhe pandemia COVID-19 dhe ndikimin që ka pasur në rritjen e çmimeve.

Më pas edhe lufta e agresionit rus në Ukrainë.

“Pas një rikuperimi të fortë nga pandemia COVID-19, rritja u moderuar në vitin 2022 dhe inflacioni u përshpejtua në nivele dyshifrore kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve ndërkombëtare të mallrave të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë”.

“Goditja negative e kushteve të tregtisë ndikoi negativisht në të ardhurat e disponueshme të familjeve dhe përfitimin e biznesit. Thithja e ulët e investimeve publike dhe kushtet më të shtrënguara financiare kontribuuan gjithashtu në rritjen më të dobët”.

Në Kosovë, gjatë vitit 2022, janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor.

Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore