Sport

Bonucci i bashkohet Union Berlin-it


Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka nënshkruar zyrtarisht me Union Berlin.

Union ka kompletuar nënshkrimin e veteranit italian Bonucci nga Juventus-i, i cili vjen si transferim i lirë.

“Me Leonardo, ne po nënshkruajmë me një lojtar me shumë përvojë”, komentoi drejtori i Union-it, Oliver Ruhnert.

“Ai i ka dëshmuar cilësitë e tij gjatë shumë viteve si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Jemi të bindur se me mentalitetin dhe fleksibilitetin e tij ai do të zgjerojë mundësitë tona në mbrojtje dhe do të na ngrejë përsëri në një nivel tjetër”, theksoi ai.

Bonucci, 36 vjeç, u shpreh: “Për mua është e veçantë që për herë të parë në karrierën time bëj hapin jashtë vendit. Te Union kam mundësinë të vazhdoj të luaj në nivelin më të lartë dhe të mbështes ekipin në rrugën e tij në tre garave me përvojën time. Mezi pres me padurim këtë stacion të ri në karrierën time”.

Klubi i kryeqytetit gjerman nuk bëri të ditur detajet e transferimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore