Lajme

Bombardimet ruse në Kharkiv vazhdojnë, ka civilë të vrarë


Zyrtarët në Kharkiv kanë raportuar bombardime të shumta dhe “pa ndalim” në qytet duke lënë civilë të vdekur dhe të lënduar.

Shtatë persona, përfshirë tre punonjës të urgjencës, u vranë të martën, sipas kryebashkiakut të Kharkiv, Ihor Terekhov.

Terekhov tha në televizionin ukrainas se zyrtarët e shërbimit të urgjencës kishin vdekur ndërsa po përpiqeshin të çaktivizonin municionet e pashpërthyera ruse.

Më herët, ai tha se ushtria ruse ishte e angazhuar në një “bombardim të pandërprerë të zonave civile”.

Më vete, zyra e prokurorit për rajonin e Kharkiv tha se katër persona u vranë dhe 14 u plagosën nga raketat ruse në qytet të martën.

Në një postim në median sociale Facebook, zyra e prokurorit të rajonit tha se më shumë sedhjetë ndërtesa banimi u dëmtuan, si dhe garazhe dhe një supermarket.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore