Lajme

Bombardimet në maternitetin e Mariupol-it, ish-kampioni ukrainas i boksit: Zemra po më rrjedh gjak


Ish-boksieri ukrainas dhe vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit, Wladimir Klitschko, tha se “zemra ime po më rrjedh gjak” pas bombardimit të një materniteti në Mariupol të mërkurën.

“Viktimat më të dhimbshme janë fëmijët. Ata po vdesin me dhjetëra tani, në shtëpi ose në rrugët e mërgimit”, tha Klitschko.

Pas bombardimeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se, “goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse ishte në maternitet. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat”.

Këshilli i qytetit në Mariupol në Ukrainën jugore postoi video të një spitali të shkatërruar të fëmijëve dhe maternitetit në qytet dhe akuzoi forcat ruse se hodhën disa bomba mbi të nga ajri. Policia e rajonit të Donetsk-ut thotë se sipas informacioneve paraprake janë plagosur 17 persona.

“Shikoni këto imazhe atje, rezultati konkret dhe real i operacioneve speciale të Putin-it. Kur ai nuk ua merr jetën këtyre engjëjve, ai vret prindërit, gjyshërit e tyre dhe shkatërron shtëpitë dhe shkollat ​​e tyre”, tha Klitschko duke kujtuar faktin se presidenti rus Vladimir Putin nk e pranon sulmin në Ukrainë duke i quajtur thjesht operacione ushtarake.

Ky i fundit tha se “të sulmosh fëmijët do të thotë të sulmosh jetën, vetë qytetërimin” dhe u kërkoi njerëzve “të ndalojnë luftën e Putin-it tani”.

Kjo është dita e 14-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe mbi 11 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore