Sport

Bolt, i bindur se rekordet e tij do mbeten të pathyeshme në Lojërat Olimpike të Tokios


Në një lidhje të drejtpërdrejtë, në rrjetin social “Instagram” me Olimpiadën, Usain Bolt-i parashikoi se finalet Olimpike të 100-metërshave do të jenë të shpejta, por jo me ritmin sa të thyejnë rekord botëror.

Bolt-i mendon se rekordet e tij të famshme në atletikë do të mbeten të paprekura gjatë Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat do të mbahen pas një muaji.

“Unë jam shumë i sigurt”, tha Bolt, duke shtuar se “unë nuk jam duke thënë se nuk do të ndodhë kurrë. Por, mendoj se ata janë në një nivel që mund të arrijnë 9.58 sekonda,ose 19.19 sekonda. Pra, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Në vitin 2008, Bolt-i shkoi në Pekin si favorit për të fituar titullin në atletikë, për garën e 100 metrave në stadiumin “Bird’s Nest”. Ai fitoi titujt në garat e 100 dhe 200 metrave, duke u shëndrruar në një fenomen global.

Një vit më vonë, në Berlin ai përmirësoi rekordet e tij në garat e 100 dhe 200-metërshit në Kampionatin Botëror të Berlinit, rekorde që mbeten ende në fuqi.

Regjistrimi i 100 metrave ishte në kohën e 9.58 sekondave, ndërsa ai i 200 metrave në kohën e 19.19 sekondave.

Usain Bolt-i mbështet Trayvon Bromell-in në Tokio

Favoriti për të fituar garën e 100 metrave në Tokio duket se është garuesi i SHBA, Trayvon Bromell-i.

Më 5 qershor, ai vendosi kohën prej 9.77 sekonda në garën e 100 metrave.

“Ai është rritur me të vërtetë dhe tregon se është gati dhe është në gjendje të mirë”, tha Bolt-i, duke shtuar se “për sa kohë që ai ka qëndrueshmëri, ai duhet të jetë në majë”.

100 metra është një garë famëkeqe, ku një detaj i vogël shënon ndryshimin.

“Mendërisht është e vështirë dhe duke bërë një gabim në 100 metrat finale, mund të jetë rënia (juaj). Pra, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, vijoi të thoshte kampioni rekordemen i 100 metrave.

Bolt-i fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios në 2016, duke mundur kampionin olimpik të 2004-s, Justin Gatlin-in e SHBA-ve. Ajo ishte medalja e artë e treta radhazi për xhamajkanin.

Lojërat Olimpike do të presin një ngjarje të re në programin e atletikës në 2021, garën e 400 metrave, ku vrapuesit do të kenë mundësinë të marrin një tjetër medalje.

“Por unë mendoj se Britania e Madhe dhe SHBA-të kanë vërtet ekipe të forta. Pra, le të shohim si shkon kjo”, tha Bolt-i.

Raundi i parë i përzier i 400 metrave do të jetë ditën e parë të Lojërave Olmpike të Tokios, pra më 30 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore