Lajme

Bogujevci: I shpëtova një masakre të tmerrshme, s’kishim armë për të luftuar


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë ka treguar se si i ka mbijetuar një masakre të tmerrshme gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke thënë se “unë mbeta vetëm me babën, axhën dhe disa kushëri”.

“Gratë gjithmonë kanë luajtur rol të rëndësishëm në shoqëri edhe pse emrat  tyre nuk përmenden shumë”, tha ajo.

Bogujevci ka theksuar se gratë ishin të mbyllura në shtëpi në kohë të luftës.

“Nuk kishin armë për të luftuar, por ishin aty për t’u përkujdesur për familjen”.

Ndërsa ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka theksuar se “Madeleine Albright ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm që kishte shteti im Kosova”.

“Albright është për mua njeriu i parë që ndryshoi historinë  kur na ndihmoi neve për të mposhtur gjenocidin serb në Kosovë. Ajo shpëtoi mijëra jetë, ajo ishte çelësi për mbarimin e luftës në Kosovë”, theksoi ajo.

Ajo ka potencuar se gratë janë më gjithëpërfshirëse dhe për këtë arsye kanë më shumë shans dhe rol më të madh në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nisi të shtunën e 22 tetorit. Konferenca për media në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po mbahet nën organizimin e presidencës së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Gërvalla: Albright mposhti gjenocidin serb, shpëtoi mijëra jetë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore