Sport

BNE një hap larg Legend Stage, mposhtin edhe BIG


Skuadra kosovare në CSGO, Bad News Eagles kanë fituar ndeshjen e dytë në Major, që po mbahet në Rio të Brazilit.

BNE kanë mposhtur skuadrën gjermane, BIG, të cilët radhiten në pozitën e 15-të në botë.

Më këtë fitore, BNE janë vetëm një hap larg Legend Stage, pasi kanë fituar dy ndeshje deri më tani.

BNE-së i duhet edhe vetëm një fitore për të kaluar në Legend Stage.

Pjesa e parë përfundoi me një epërsi 11:4 për BIG, por BNE përmbysën rezultatin duke mposhtur skuadrën gjermane me rezultat 16:11.

Kujtojmë, se në ndeshjen e parë të Majorit, BNE kanë mposhtur legjendat brazilianentë 00 Nation.

Ekipi i BNE është i përbërë nga pesë lojtar: Dionis Budeci (Sinnopsyy), Flatron Halimi (Juanflatroo), Rigon Gashi (RigoN), Genc Kolgeci (Gxx) dhe Sener Mahmuti (SENER1).

Po ashtu nuk duhet të harrohen edhe trajneri i skuadrës, Klesti Kola, dhe komentatori i BNE, Ernest Xhoci

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore