Sport

BNE humb kundër Spirit në kualifikueset e Rio-s


Ekipi i CSGO-së nga Kosova Bad News Eagles, ka humbur në ndeshjen kundër Team Spirit në kualifikueset e Majorit, që do mbahet në Rio të Brazilit.

Skuadra kosovare, humbën në dy ndeshjet e luajtura, në Nuke dhe Mirage.

Më i miri në anën Bad News Eagles ishte Juanflatroo, i cili pati performancë shumë të mirë, por e cila nuk përfundoi me rezultat pozitiv të skuadrës.

Në Mirage, BNE ishin afër një rikthimi, por Spirit, nuk e lejuan këtë duke fituar disa runde me radhë.

Kujtojmë se ekipi i BNE është i përbërë nga pesë lojtar: Dionis Budeci (Sinnopsyy), Flatron Halimi (Juanflatroo), Rigon Gashi (Rigon), Genc Kolgeci (Gxx) dhe Sener Mahmuti (Sener1).

Po ashtu nuk duhet të harrohen edhe trajneri i skuadrës, Klesti Kola, dhe komentatori i BNE, Ernest Xhoci

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore