Shqipëria

Blushi: Qetësohuni, presidenti nuk do të japë dorëheqjen!


Zëdhënësi i presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi, përmes një njoftimi në Facebook, ka shprehur se presidenti Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen nga detyra.

“Presidenti Meta e ka bërë të qartë se, nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike, do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!”, shkruante Blushi.

Më herët presidenti Meta ka deklaruar që, nëse kryeministri Rama do të merrte më shumë së 71 mandate, do ta dorëzonte mandatin e presidencës.

“Nëse Rama merr më shumë se 71 mandate në mënyrë demokratike, do t’i jap edhe mandatin e presidencës”, është shprehur ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore