Film

“Blonde”: Ana de Armas shndërrohet në Marilyn Monroe


Ana de Armas si Marilyn Monroe

Ana de Armas është aktorja që do të portretizojë Marilyn Monroe në një dramë të drejtuar nga Andrew Dominik që do të shfaqet në Netflix këtë vjeshtë.

Filmi biografik i Monroe-s i titulluar “Blonde”, bazohet në romanin më të shitur nga Joyce Carol Oates dhe do të publikohet në shtator të këtij viti në platformën “Netflix”.

“Ambiciet e Andrew ishin shumë të qarta që në fillim – për të paraqitur një version të jetës së Marilyn Monroe përmes lenteve të saj”, ka thënë Armas për revistën e platformës së transmetimit, ‘Netflix Queue’.

“Ai donte që bota të përjetonte atë që në të vërtetë ishte të jesh jo vetëm Marilyn, por edhe Norma Jeane”, shtoi ajo.

Netflix publikoi trailerin e parë më 16 qershor, duke na dhënë pamjen e parë zyrtare të de Armas si bomba ikonë e Hollivudit.

Sipas platformës, filmi i ardhshëm “riimagjinon me guxim jetën e një prej ikonave më të qëndrueshme të Hollivudit, Marilyn Monroe”.

Nën regjinë e Dominik, do të luajnë gjithashtu Bobby Cannavale, Adrien Brody, Julianne Nicholson, Xavier Samuel dhe Evan Williams.

Rikujtojmë se Monroe, emri i vërtet i së cilës ishte Norma Jeane Mortenson, ishte një nga aktoret më të njohura të viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1960. E famshme për rolin me karakter komik “blonde bombshell” (bionde bombastike), ajo u bë një seks simbol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore