Lajme

Blinken takohet me Çavuşoğlu në New York


Diplomacia turke dhe ajo amerikane janë ulur në një tryezë të përbashkët para fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajmi u bë i ditur nga korrespondentja e Reuters, Humeyra Pamuk.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu në New York.

“Kaq shumë për të diskutuar: shitja e F-16, Ankaraja ratifikon (apo jo?) anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, tensionet Turqi-Greqi”, shkruan Pamuk në statusin e saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore