Lajme

Blinken: Mbështetje e pakushtëzuar për Ukrainën


Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një takimi me aleatët e NATO-s më 13 prill, Bruksel

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka pohuar mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së për integritetin territorial të Ukrainës. Këta të fundit, janë përballë agresionit rus.

Këtë fakt, Blinken-i ia ka shprehur ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, gjatë një takimi në Bruksel të martën e 13 prillit.

“Sekretari Blinken shprehu shqetësimin e tij mbi veprimet ruse në kufi me Ukrainën, të cilat po sjellin tensione në rajon. Këtu përfshihen edhe retorika agresive dhe dezinformimi. Armëpushimet janë thyer dhe trupat po lëvizin në Crime dhe pranë kufirit ukrainas”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Antony Blinken po viziton Brukselin këtë javë në bisedime për çështjet e NATO-s.

Për vite ndërkaq, konflikti brutal në Ukrainën lindore midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, ka ngecur në një lojë nervash.

Luftime të mëdha, të cilat kanë kushtuar mijëra jetë njerëzore që prej 2014-ës. Këto, janë në një gjendje shahu mat.

Aneksimi i Crimea-s nga Rusia në vitin 2014 solli luftime në rajonin e Donbas-it – një zonë tjetër rusisht folëse në Ukrainë. Rebelët aty, kërkojnë pavarësinë nga Kievi.

Kolumne të armatosura janë shfaqur në horizontin ukrainas. Tanke dhe artileri e rëndë janë transportuar aty.

Në Moskë, nga Kremlini deklarohet se lëvizjet janë brenda territorit rus. Ka një plan ushtarak aty dhe nuk përbën asnjë rrezik për ukrainasit.

Frontet e luftës i ka vizituar edhe vetë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore