Lajme

Bjellorusia përgatitet për pushtimin e drejtpërdrejtë të Ukrainës


Autoritetet ukrainase kanë regjistruar shenja të përgatitjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë përpara një pushtimi të drejtpërdrejtë të territorit të Ukrainës.

Kështu cilësohet në informacionin operativ për pushtimin rus, të publikuar në faqen në “Facebook” të Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë.

Më herët, autoritetet vendase raportuan për rritjen e kërcënimit të një ofensive nga Republika e Bjellorusisë.

Ishte Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili njoftoi për një mësymje nga drejtimi i Volyn-it në veriperëndim të vendit.

“Janë regjistruar shenja të përgatitjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë për një pushtim të drejtpërdrejtë të territorit të Ukrainës”, shkruan fillimisht ministria.

Sipas saj, forcat mbrojtëse ukrainase janë gati për të luftuar.

“Përfshirja e drejtpërdrejtë e trupave bjelloruse në agresionin e armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës, kundër vullnetit të krerëve të ushtrisë dhe shumicës dërrmuese të popullit bjellorus, do të jetë një gabim fatal i Aleksandër Lukashenko-s”, thekson në deklaratën e saj zyrtare Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore