Lajme

Bjellorusia merr përgjegjësinë e rrëzimit të raketës ukrainase S-300


Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi se një raketë S-300 e lëshuar nga territori i Ukrainës u rrëzua mëngjesin e së enjtes.

Kështu thuhet në deklaratën e departamentit të Mbrojtjes në kanalin e tyre “Telegram”.

“Sot, rreth orës 10, forcat e mbrojtjes ajrore goditën një objektiv ajror. Mbetjet e tij u gjetën në një fushë bujqësore pranë fshatit Gorbacha, rrethi Ivanivka, rajoni i Brestit”, thuhet në mesazh. “Gjatë masave të verifikimit, paraprakisht u konstatua se rrënojat i përkasin një rakete të drejtuar kundërajrore të kompleksit S-300, të lëshuar nga territori i Ukrainës”.

Fshati Gorbacha ndodhet afërsisht 20 kilometra nga kufiri Bjellorusi-Ukrainë.

Transmetuesi britanik “Sky News” citoi një zyrtar bjellorus të përpiqet të zbusë frikën rreth incidentit të supozuar, duke thënë: “Banorët vendas nuk kanë absolutisht pse të shqetësohen”.

Oleg Konovalov, komisari ushtarak i rajonit, shtoi: “Për fat të keq, gjëra të tilla ndodhin”.

Sipas informacioneve të fundit nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, të enjten Rusia lëshoi 69 raketa, 54 prej të cilave u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Raketa ukrainase bie në Bjellorusi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore