Sport

Bjellorusia – Kosova, formacionet zyrtare


Kosova do ta zhvillohë ndeshjen e katërt kualifikuese të Kampionatit Evropian, ku do të ballafaqohet me Bjellorusinë në udhëtim, ndeshje kjo që do të luhet në Budapest për shkak të sanksioneve që UEFA ka vendosur ndaj bjellorusëve.

Kur kanë mbetur më pak se edhe një orë nga fillimi i ndeshjes, tashmë janë publikuar formaxionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Alain Giresse ka vendosur të luajë me emra si Aro Muric, Amir Rrahmani e Vedat Muriqi.

Milot Rashica mungon shkaku i lëndimit, ndërsa në vend të tij nga minuta e parë starton Donat Rrudhani.

Bjellorusia: Ignatovich; Bykov, Volkov, Polyakov, Pechenin; Bocharov, Yablonski, Kaplenko; Yuzepchuk, Savitski, Ebong.

Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Dresevic, Fazliji; Rrudhani, Celina, Muslija; Muriqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore