Financa

Bitcoin arrin në çmimin rekord prej 28 mijë dollarësh


Bitcoin arriti çmimin rekord prej 28 mijë dollarësh gjatë fundjavës.

Kriptomonedha u ngjit deri në 3.6% të hënën dhe u tregtua me 27 mijë 260 dollarë.

Në lidhje me Bitcoin-in ka opinione të ndryshme, duke marrë në konsideratë që çmimi është trefishuar në vitin 2020.

Kriptomonedha shihet si një mbrojtje kundër dobësimit të dollarit dhe rrezikut të inflacionit duke krijuar pritshmëri për një rritje të çmimit në 30 mijë dollarë në muajt në vazhdim.

Pavarësisht rritjes pozitive që kriptomonedha ka pasur në këtë periudhë pandemie, analistë të ndryshëm financiarë kanë dyshime mbi vlefshmërinë e Bitcoin-it si një investim.

Sipas këtyre analizave financiare, duke marrë parasysh rritjen e kriptomonedhës, pritet që kjo ecuri pozitive të pasohet nga një rënie prej 10% deri në 15%./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore