Sport

Bisedime të reja mes Juventus-it dhe West Ham-it për Zakaria-n


Juventus dhe West Ham do të kenë një raund të ri bisedimesh për të diskutuar transferimin e Denis Zakaria, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Reprezentuesi zviceran është kthyer nga huazimi njëvjeçar te Chelsea, por ai nuk është në planet e trajnerit të Juventus-it, Massimiliano Allegri-t, për sezonin 2023-24, ndaj bardhezinjtë janë në kërkim të një klubi të ri për mesfushorin e tyre.

West Ham është ndër klubet që udhëheqin garën për nënshkrimin e tij dhe sipas edicionit të shtypur të së mërkurës të “La Gazzetta dello Sport”, do të ketë një raund të ri bisedimesh mes drejtorëve të dy klubeve këtë të mërkure.

Çmimi i kërkuar i klubit nga Torino për Zakaria-n është rreth 20 milionë euro.

“Zonja e Vjetër” së shpejti do të emërojë Cristiano Giuntoli-n si drejtor të ri sportiv. 51-vjeçari mbërriti në Torino të martën për të vizituar qendrën stërvitore dhe selinë e klubit.

Zakaria, 26 vjeç, shënoi një gol në 15 ndeshje me Juventusi-n. Ai bëri vetëm tetë paraqitje me Chelsea-n në sezonin e kaluar, duke shënuar një gol. Kontrata e tij në “Allianz Stadium” skadon në qershor 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore