Shëndet

Birra (jo) e dëmshme për shëndetin


Birrë

A është birra e dëmshme për ju?

Nisur nga studimi në “Centers for Disease Control and Prevention” (CDC), thuhet se përdorimi i shtuar i alkoolit, çon në 88 mijë vdekje më shumë dhe 2.5 milionë jetë janë humbur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 2006 deri në vitin 2010.

Sa birra janë tepër për konsum?

Duke iu referuar gjithmonë CDC-së, bëhet fjalë për më shumë se katër birra (në çdo ditë që ne vendosim të pimë).

Sipas një kërkimi të publikuar në “American Journal of Health Behavior”, konsumi i shtuar i saj lidhet me zhvillimin e shumë problemeve mjekësore, funksionale dhe psikiatrike, nga të cilat më të prekur janë të rriturit.

Diola Dosti, në një intervistë për Albanian Post, tha se ata që pinë alkool vazhdimisht, kanë risk të lartë për të zhvilluar sëmundje kronike dhe probleme serioze, si: tension i lartë i gjakut, probleme me zemrën, me mëlçinë, probleme me tretjen dhe kancer të stomakut, mushkërive, mëlçisë, gjoksit dhe ezofagut.

“Ata që preferojnë alkoolin, kryesisht janë më pak të fokusuar te jetesa e shëndetshme, vaktet e balancuara dhe kryesisht janë të prirë për të bërë jetë sedentare”, është shprehur Dosti.

Sipas një tjetër studimi të publikuar në “Drug and Alcohol Dependence”, individët, të cilët konsumojnë alkool, kanë 10 herë më shumë rrezik që të përdorin droga të ndryshme, katër herë më shumë rrezik për të pësuar një çrregullim si depresion dhe tri herë më shumë që të përjetojnë ankthin.

Tani, a është birra e dëmshme apo jo?

“Nuk ka thikë të prerë për këtë. Bëni më të mirën duke u ushqyer shëndetshëm, duke u marrë me aktivitet fizik, duke qenë pozitivë dhe kur të keni festa për të pirë, mos tejkaloni më shumë se 1-2 copë”.

Dosti thotë se ajo që duhet marrë në konsideratë është cilësia e birrës. Kryesisht birra ka gluten (për ata që janë intolerantë në gluten), por mund të jetë e pafiltruar apo pasterizuar. Versionet më të mira të saj janë të tilla si:

Birra pa gluten

Në këtë rast, përdoren versione, si: orizi, meli, hikërra dhe melekuqi (sorghum) në vend të përbërëseve normal si elbi dhe gruri.

Teknikisht edhe kur përdoret elbi dhe gruri, por niveli i glutenit reduktohet në më pak 20 pjesë për milion, prapë konsiderohet si birrë pa gluten (gluten free beer).

Por, këto standarde varen nga shteti ku prodhohen. Ka dhe birra që kanë shumë pak gluten, por konsiderohen si të sigurta për konsum nga ata që kanë alergji ose intolerancë në gluten.

Ka lloje të tjera birrash që përdorin variete të mollës, dardhës ose frutave të tjera në vend të glutenit ose enzima të tyre për shije.

Birra e pasterizuar

Procesi i pasterizimit zgjat qëndrueshmërinë e produktit në raft dhe pamjen uniforme. Gjatë pasterizimit vriten shumë organizma të gjallë, por edhe maja natyrale dhe enzima, duke reduktuar kështu përfitimet e probiotikëve në birrë.

Aty humbasin dhe shumë vitamina të klasës B nga majaja. Birra e pasterizuar është birrë “e gjallë” që ka mikroorganizma të gjallë.

Ashtu sikurse perimet e fermentuara apo kosi apo kefiri, edhe birra e pasterizuar ka lactobacillus, një “Tip I” baktereve, nga të cilat ne mund të përfitojmë shumë.

Birra organike

Ashtu sikurse USDA ka standarde për ushqimet organike, këta përbërës bëjnë dhe birrën që të jetë organike pa pesticide toksike apo fertilizues sintetikë dhe pa përbërës të modifikuar gjenetikisht.

Kur konsumohet birra organike, nuk po konsumohet vetëm një birrë pa kimikate, por po ndihmoni edhe agrikulturën edhe mjedisin, po mbështetni industrinë e fermerëve organikë.

Birra e pafiltruar. Birra e tillë është me maja. Filtrimi e bën të qartë ngjyrën edhe më të pastër në aparencë.

E pasur me antioksidantë

Birra ka antioksidantë natyralë si polifenole, përgjegjës për përfitimet në shëndetin kardiovaskular. Në përmbajtjen e saj gjenden edhe bioflavonoidete, fitokimikate anti-inflamatore, antidiabetike dhe antikancerogjene.

Studimi i publikuar në American Journal of Medical Science tregoi se antioksidantët e gjendur në birrë, janë pothuajse të njëjta në ato që gjenden në verë. Besoj përveç resveratrolit.

Birra ka vitamina dhe minerale

Bëhet fjalë për vitamina dhe minerale si magnez, selen, kalium, fosfor, biotin dhe vitaminë të grupit B. Sidomos tek birrat e pa filtruara. Madje birra ka më shumë vitaminë B se vera.

Këta përbërës janë prezentë për shkak të bazës së birrës, elbit dhe majasë. Por mos harroni që këto vlera nutricionale, shkatërrohen nga përmbajtja alkoolike, prandaj nëse dikush e sheh birrën si pije nutricionale, nuk është e vërtetë.

Stimulon shëndetin e zemrës

Sipas një studimi të publikuar në Harvard School of Public Health, ka një lidhje midis pijes dhe problemeve të zemrës si ataku në zemër, goditja ishemike dhe vdekja e papritur kardiake. Këto probleme reduktohen me 45% nëse nuk pihet alkool.

Përmirëson tretjen

Birra posedon një numër të elementeve që ndihmojnë në tretje si acidi gastrik, enzimat pankreatike apo cholecystokinina, një hormon i stomakut që çlirohet pas një vakti nga neuronet në tru.

Studimet nga “The American Journal of Gastroenterology”, tregojnë se dozat e larta të birrës, zbrazin këto element dhe rezultojnë në probleme me tretjen.

Ndihmojnë personat me diabet

Shumë e çuditshme kjo. Por të dhënat janë marrë nga American Diabetes Association. Kërkuesit që bënë studimin dhe e publikuan në Clinical Nutrition, gjetën se isohumulones, komponenti që jep shijen e hidhur në birrë, ul nivelin e glukozës në gjak dhe nivelin e lipideve.

“Rekomandimet e mia janë sigurisht: lëngu i selinos dhe gjithçka që lexoni tek ‘Mësimet e Diolës’, por nëse uleni diku për të parë sport apo jeni në një festë, pini një birrë për qejf por sigurohuni që gjatë javës, të ushqeheni mirë dhe mos e konsideroni asnjëherë birrën si pije nutricionale, përveç në versionet e saj pa alkool apo ‘gluten free’ apo të pa filtruara. Vaktin ushqimor të shëndetshme nuk e zëvendëson birra”, tha Dosti për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore