Stil

Billy Porter: Virgil Abloh e ka ndryshuar lojën në botën e modës


Billy Porter - Aktor amerikan

Aktori i njohur amerikan, Billy Porter, është shprehur i mërzitur pas kumtimit të lajmit të vdekjes së disenjatorit, Virgil Abloh, ndërsa këtë të fundit e ka quajtur “ndryshues të lojës në modë”.

Kur lajmi për vdekjen e Abloh u përhap, Porter gjendej në një aeroport amerikan, ndërsa ekipi i magazinës TMZ kishin zhvilluar një intervistë të shpejtë rreth asaj se kush ishte Virgil për Billyn.

Billy Porter.

“Virgil Abloh ishte një ndryshues i lojës në botën e modës, dhe jo vetëm për modelet e tij. Ai ishte i përkushtuar për të sjellë diversitet në këtë industri”, ka thënë Porter.

Porter e ka vlerësuar lartë punën e Virgil, ndërsa ka listuar faktin se ai u bë afro amerikani i parë që arriti sukses në një markë gjigande të modës, siç është – Louis Vuitton.

Virgil Abloh.

“Ai ishte i pari afro amerikani i parë në histori, i cili u vu në krye të linjës së veshjeve për meshkuj të markës Louis Vuitton, është e vetëkuptueshme që ai bëri kaq shumë në këtë drejtim”, ka shtuar Porter.

Ndërkaq, marka, Louis Vuitton  e nderoi Virgil duke shfaqur linjën e tij të re gjatë një shfaqjeje në Miami, ku mes shumë figurash publike, pjesë morën edhe Kanye West e Kim Kardashian.

Kanye West dhe Kim Kardashian me fëmijët e tyre në shfaqjen e LV për nder të Virgil Abloh.Ndryshe, stilisti dhe drejtori artistik i meshkujve në Louis Vuitton dhe themeluesi i “Off White”, Virgil Abloh humbi jetën më 28 nëntor, pas betejës me sёmundjen e rёndё të kancerit.

“Virgil Abloh që nga viti 2018 ishte dhe themelues i labelit Off-White, teksa pёr vitet e fundit luftoi privatisht me sёmundjen e kancerit”, tha konglomerati francez i modës LVMH.

Si një arkitekt i trajnuar, Abloh, i cili gjithashtu ka punuar në modën e rrugës në Çikago, hyri në botën e modës ndërkombëtare me një praktikë në shtëpinë italiane të modës Fendi në vitin 2009, së bashku me rep artistin amerikan, Kanye West.

Kanye West dhe Virgil Abloh.

Të dy më pas filluan një bashkëpunim artistik që do të niste karrierën e Abloh në themelimin e “Off-White”.

Afrikano-amerikani i parë që ishte drejtor artistik në një shtëpi mode luksoze franceze, ai u emërua nga “Time Magazine” si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë, në vitin 2018.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore